Last Updated on 12/02/2026 by EL
Këtë të enjte në Bruksel është hedhur shorti i edicionit të ri të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare ka mësuar rivalët e saj në këtë kompeticion.
Shqipëria do të bëjë pjesë në Grupin C1, së bashku me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Kuqezinjtë do të synojnë një paraqitje sa më pozitive në këtë grup, me objektivin për të luftuar për vendin e parë dhe për të hedhur një tjetër hap përpara në arenën ndërkombëtare./e
