Eva Dumani ka mbërritur në Shqipëri pas 12 vitesh, duke u ribashkuar kështu me familjen e saj.
Eva dhe vëllai i saj, Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babanë e tyre, Shkëlzen Dumani nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, duke depërtuar në zona e konfliktit të armatosur, zona këto që kontrolloheshin asokohe nga shteti i ISIS.
Në vitin 2020, u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri, vëllai i Evës, Endri Dumani. Ndërkohë ende nuk ka informacione zyrtare, lidhur me zhvillimin e operacionit për rikthimin e Evës në Shqipëri./mxh
