Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar disa kontrolle në qarkun e Fierit. Në një reagim në rrjete sociale, në kuadër të këtyre kontrolleve janë bllokuar në një baxho mijëra kilogramë produkte qumështi.
Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese e AKU-së, konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë.
Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është vendosur gjobë në vlerën e 250.000 lekëve, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me qëllim asgjësimin e tyre.
Postimi i plotë:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.
?Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:
• ?1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;
• ?2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg moxarella;
• ?90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;
• ?100 (njëqind) kg gjizë;
• ?18 (tetëmbëdhjetë) kg moxarella (kova).
?Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e 250.000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.
?AKU garanton konsumatorët se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët që t’i drejtohen AKU-së në çdo rast që konstatojnë cenim të sigurisë ushqimore në emailin zyrtar info@aku.gov.al, si dhe në numrin e gjelbër 08007575./mxh
