Harry Styles ka ndarë së fundmi detaje të rralla për periudhën e vështirë që përjetoi pas shpërbërjes së One Direction në vitin 2015 dhe kalimit të tij drejt një karriere solo.
Në një intervistë për The Sunday Times Magazine me mikun dhe stilistin e tij Harry Lambert, artisti 32-vjeçar pranoi se hapat e parë si këngëtar solo u shoqëruan me pasiguri.
“Kur je në një bandë me katër persona të tjerë, ka shumë hapësirë për t’u fshehur. Pesha nuk bie e gjitha mbi ty,” tha ai, duke iu referuar ish-anëtarëve Niall Horan, Zayn Malik, Louis Tomlinson dhe Liam Payne. “Herët e para në skenë vetëm mendoja: ‘Çfarë të bëj?’”
Styles tregoi se, pavarësisht suksesit, ndjeu një vetmi të papritur. Në vitin 2017 ai publikoi albumin e tij të parë solo, duke eksploruar identitetin e tij muzikor mes frikës se mund të zhgënjente fansat.
Pas përfundimit të turneut global Love on Tour në korrik 2023, këngëtari vendosi të tërhiqej për herë të parë pas më shumë se një dekade në qendër të vëmendjes. Ai e përshkroi këtë vendim si “të çmendur” në fillim, por të domosdoshëm për jetën personale.
Gjatë kësaj periudhe, Styles kaloi kohë në Itali, veçanërisht në Romë, ku mësoi të ngadalësonte ritmin e jetës dhe të shijonte momentet e thjeshta. “Nuk mbaja mend herën e fundit që isha ulur thjesht për të pirë një kafe,” tha ai, duke theksuar se kjo përvojë ndikoi thellë në mënyrën si e sheh jetën dhe krijimtarinë.
Fituesi i trefishtë i Grammy-t u rikthye këtë muaj në skenën e Grammy Awards 2026 dhe ka paralajmëruar albumin e tij të katërt, “All the Time. Disco, Occasionally.”, që pritet të publikohet më 6 mars.
Paralelisht, ai ka njoftuar një rezidencë globale me 50 koncerte në shtatë qytete të mëdha Amsterdam, Londër, São Paulo, Mexico City, New York, Melbourne dhe Sydney që do të zhvillohet nga maji deri në dhjetor 2026./mxh
