Monumenti i njohur NEWBORN, i vendosur në qëndër të Prishtinës ka marrë mbrëmjen e kësaj të hëne një pamje të re.
Monumenti është rrethuar nga telat dhe gjembat, vetëm një ditë para festës së Pavarësisë së Kosovës, siç vihet re edhe nga pamjet e publikuara nga mediat vendase.
Kjo simbolikë lidhet me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që vijojnë të mbeten në qeli e për të cilët prokuroria kërkoi 180 vite burgim në total./mxh
