Sot Igli Tafa u prezantua si drejtori i AKSHI-t pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanajt.
“Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme që të drejtoj AKSHI-n një institucion jashtëzakonisht i suksesshëm, është zemra e modernizimit dhe transformimit digjital, një institucion që ofron shërbimet për qytetarët e vendit. Është hallka kryesore e bashkëpunimit dhe për institucionet e tjera.
Kam një mesazh të shkurtër për stafin ju jeni fuqia që keni bërë këtë transformim dhe unë do jem ai që do jap energjinë dhe përkushtimin tim por ju keni të gjithë kapacitetet për ta çuar më lart zërin e kryeministrit për modernizmin dhe digjitalizmin e të gjitha bizneseve.
Do bëj maksimumin për shërbime të qëndrueshme për të qenë lider dhe përtej rajonit në fushën e digjitalizimin dhe teknologjisë së avancuar si inteligjenca artificiale”, tha Tafa./Kb
