Last Updated on 17/02/2026 by Anisa
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë kanë finalizuar operacionin e koduar “Foleja 4”, ku u zbuluan veprimtari prostitucioni në një apartament të marrë me qira në rrugën “Çameria”.
Në pranga janë vënë 2 shtetase nga Kazakistani si dhe është proceduar penalisht 1 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. Gjithashtu është sekuestruar një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″.
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kazakistaneze K. Zh, 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Çamëria”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./A.D
