Last Updated on 18/02/2026 by Anisa
Është goditur së fundmi grupi kriminal venezuelian që dyshohet se ekzekutuan lezhjanin Kristajn Tushi alias Artur Tushi, ngjarje e ndodhur më 5 tetor të 2025 në një nga qytetet më të famshme kolumbiane, Medelin.
Autoritet vendase kanë njoftuar për arrestimin e 9 antërave të grupit kriminal të njohur ndryshe si “La Oficina Premium”, të cilët akuzohen për 4 vrasje të bujshme në kryeqytetin e Antioquia-s dhe se kanë lidhje të mundshme me vrasjen e kandidatit presidencial Miguel Uribe Turbay.
Hetimet e kryera kanë nxjerrë në pah se grupi kriminal bashkëpunonte për eliminimin e personave me profil të lartë.
Gjatë kontrolleve të ushtruaara në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestuar tetë armë zjarri, përfshirë një mitraloz dhe disa revolverë. Përveç këtyre mësohet se u gjetën dhe 29 telefona celularë, shumë prej të cilëve me linja ndërkombëtare.
Mediat vendase shkruajnë se ndër rastet që i atribuohen grupit “La Oficina Premium” është vrasja e meksikanit Horacio Pérez Ledezma , 54 vjeç, një tregtar produktesh teknologjike, i cili u sulmua ndërsa drekonte në një restorant në sektorin Provenza, në El Poblado.
Për këtë krim thuhet se vijojnë hetimet për José Arteaga Hernández, i njohur ndryshe si “El Costeño” ose “Chipi”, i cili dyshohet se është përfshirë edhe në vrasjen e Miguel Uribe Turbay.
Një tjetër nga krimet e raportuara është vrasja e Artur Tushit, një 44-vjeçar shqiptaro-ekuadorian, i cili u qëllua njëmbëdhjetë herë pranë qendrës tregtare Santafé në El Poblado. Sipas hipotezave fillestare, kjo vrasje lidhet me aktivitete të paligjshme që përfshijnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikimin e drogës, me pjesëmarrjen e organizatave kriminale shqiptare, ekuadoriane dhe kolumbiane.
Kristjan Tushi alias Artur Tushi ka qenë në shoqërinë e një gruaje, në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe në lagjen El Poblado, kur autori i maskuar është afruar me motor dhe e ka pyetur për emrin. Sapo është siguruar për objektivin, ai ka zbrazur një karikator të tërë mbi shqiptarin.
Policia kolumbiane ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes, i cili mendohet se ka vepruar si me pagesë dhe në momentin e ndalimit, i është gjetur pistoleta dhe motori.
