Last Updated on 18/02/2026 by Anisa
Institucioni i Presidencës (që preket nga nisma ligjore e PS për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale) reagon për Report Tv mbi këtë nismë.
Presidenca thotë se nuk jep koment mbi thelbin e ndryshimeve, por kompetenca e tij është të flasë (përmes dekretit) vetëm pasi nisma të kthehet në ligj.
“Presidenti i Republikës nuk mund të prononcohet për nisma ligjore. Shqyrtimi i tyre është kompetencë ekskluzive e Kuvendit. Presidenti e shpreh qendrimin e tij vetëm pasi nismat shndërrohen në ligj dhe vetëm në përputhje me kompetencën që ka për shpalljen e ligjeve”, thuhet ne reagim.
Pasi Gjykata Kushtetuese nuk arriti shumicën për rastin “Balluku” dhe gjyqtarët u ndanë 4 me 4 duke rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama, socialistët propozojnë ndryshime në Nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, që gjykatësi të mos mund të pezullojë nga detyra Presidentin, Kryeministrin, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Avokatin e Popullit, Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
