Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë nesër datë 19 shkurt, ora 10:00 seancën plenare të radhës.
Në urdhrin për mbledhjen e Kuvendit, që mban firmën e kryeparlamentarit Niko Peleshi, janë përcaktuar 18 pika në rend dite, duke parashikuar kështu një ditë intensive për deputetët.
Mes tyre veçohet interpelanca me Ministrin e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, si edhe një sërë projekligjesh e projektvendimesh për disa fusha./mxh
