Last Updated on 19/02/2026 by Anisa
Autoritetet doganore në Durrës kanë bllokuar një sasi të konsiderueshme veshjesh të dyshuara si të falsifikuara.
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore të Durrësit, ka evidentuar një rast të shkeljes së pronësisë intelektuale, duke sekuestruar mbi 103 mijë palë veshje që përfaqësojnë markat ndërkombëtare të njohura si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein. Mes mallrave të sekuestruara gjendeshin edhe bluza sportive të ekipeve të njohura evropiane.
Sipas autoriteteve, mallrat janë bllokuar dhe kanë nisur procedurat administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi se do të vijojë të zbatojë politikën e tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje të pronësisë intelektuale dhe Kodit Doganor, duke theksuar se kontrollet ndaj subjekteve me risk do të mbeten intensive./A.D
