Last Updated on 19/02/2026 by Anisa
I akuzuari Asllan Plaku, i cili është pjesë e dosjes së “Plumbit të Artë”, ka shpërthyer sërish me akuza ndaj prokurorit të çështjes, Behar Dibra.
“Behar Dibra, më ke futur në burg pa prova. Jam i sëmurë dhe jam këtu për shkak të hetimit tënd të dobët. Nuk më ka futur në burg Nuredin Dumani, sepse ai nuk ka rrëfyer asgjë, por ti,” mësohet të ketë deklaruar Plaku.
Akuzat e tij u bëjnë në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda (GjKKO), raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Procesi nuk ka nisur ende në orarin e caktuar, pasi trupa gjyqësore ishte e angazhuar në një çështje tjetër. Megjithatë, të gjitha palët , avokatët, të pandehurit dhe prokurorët ndodhen në sallë.
Në këtë dosje po gjykohen për një seri akuzash:
Adria Uzuni, Agron Qoli, Altin Doci (i cili u arratis nga spitali i Durrësit), Asllan Plaku, Besian Xhixha, Enver Diva, Erion Alibej, Fatos Gosa, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Petrit Qoli, Skerdi Tasi dhe Xhuljan Hoxha.
