Last Updated on 20/02/2026 by Kesjana
“720 punonjës përfitojnë rritje të mëtejshme page”, kështu u shpreh ministrja Albana Koçiu në një konferencë për mediat.
“Këtë prezantim e mbyll me një lajm të mirë që ka të bëjë me faktin që në mbledhjen e radhës kemi propozuar një rritje të re pagash sa i përket punonjësve të policisë. 720 prej tyre do të përfitojnë rritje dhe është një rritje që shpërblen të gjithë ata policisë që përballen dhe janë në vijën e parë të rrezikshmërisë. Bëhet fjalë për Forcat RENEA, Forcat kombëtare të sigurisë dhe forcat e posaçme operacione”, tha ajo./kb
