Last Updated on 23/02/2026 by Monika
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzoi sot mazhorancën se ka prodhuar më shumë se dy muaj vonesë të qëllimshme të procedurave për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Bylykbashi tha se në mbledhjen e sotme të Komisionit të Mandateve, vetë kryeministri Edi Rama dha urdhrin, që nuk u bë dysh nga socialistët, që sipas tij pamundësoi edhe zhvillimin e debatit për anëtarët e opozitës.
“Së pari, ajo mbledhje duhet të ishte publike, me përjashtim të atyre momenteve kur prokuroria do të kërkonte me të drejtë, do të kërkonte për ruajtjen të sekretit hetimor, të ndërpritej transmetimi live. Kjo është shumë e rëndësishme. Publiku duhet të dëgjonte se si, jo vetëm argumentat tonë në lidhje me këtë çështje, sepse ne kemi një qëndrim mjaft të qartë në raport me imunitetin, që nga momenti kur si mazhorancë e Partisë Demokratike në vitin 2012 e kufizuam. Dhe nuk jemi, ne nuk jemi ekuivoke përsa i përket kësaj. Sa kohë kemi qenë ne në pushtet, kërkesat e prokurorisë për heqjen e imunitetit nuk kanë qenë kurrë në diskutim. Ndërkohë ajo që keni parë është që Partia Socialiste, duke filluar me rastin e Tahirit, vendosi procedura të reja de facto, duke e kthyer Këshillin e Imunitetit, Këshillin e Rregullores së Mandateve dhe Imunitetit në një lloj kuazi gjykate, gjë që s’është detyra e parlamentit.
Dhe më pas me ndryshime që bën në vitin 2019, mos gaboj, pa opozitën prezente, në atë kohë ne s’ishim në parlament, duke e forcuar këtë. Por rasti i Ballukut është i veçantë. Është i veçantë se në qoftë se në raste të tjera ne kemi patur brenda dy deri në nëntë ditësh maksimumi, është hequr nga momenti i ardhjes së kërkesës deri në vendimin për heqjen e imunitetit, maksimumi kanë kaluar dy deri në nëntë ditë. Kësaj radhe jemi, seanca që shkoi ka qenë e datës 19 dhjetor dhe pak ditë më përpara kishte mbërritur kërkesa. Nga data 19 dhjetor, vetëm sot për herë të dytë mblidhet komisioni, Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, ndërkohë që ne kishim bërë pesë herë kërkesën zyrtare, mbi bazën e rregullores, neni 118, që na jepte të drejtën gjysmës së komisionit, pesë anëtarë që ishim ne, të kërkonim thirrjen e mbledhjes dhe kryetari i Kuvendit në mënyrë të vazhdueshme e refuzoi o me shkresë, ose me veprime faktike.
Ne gjithashtu, pra jo vetëm kishim të drejtën e thirrjes së mbledhjes, por pesë anëtarë, ndryshe nga rastet e tjera, pra jo 50% plus 1, por gjysma, mjafton sipas rregullores për të bërë kuorumin. Të gjitha këto përpjekje për të prodhuar dy, më shumë se dy muaj vonesë nga momenti kur prokuroria erdhi dhe tha, mundësisht brenda tre deri në pesë ditësh të merrni vendim. Sepse rrethanat e çështjes janë rënduar shumë, jo vetëm për shkak se është rritur numri i procedimeve, pra i procedurave të tenderimit që ishin marrë nën hetim, nga dy fillimisht, kishin shkuar, pra ishin shkuar, i ishin shtuar dhe shtatë ose tetë të tjera. Dhe, gjithashtu, atëherë, që atëherë prokuroria na bëri me dije që dëshmitarja, ishte dëshmitare, kjo e pandehura, deputetja, ministrja, zëvendëskryeministrja Balluku, kishte intimiduar dëshmitarë. Kjo dilte qartë edhe nga dokumentacioni që na kishin lënë, por pavarësisht kësaj, Edi Rama dha urdhrin e qartë, kryetari i Kuvendit nuk e bëri dysh dhe ne nuk e patëm mundësinë që ta bënim këtë debat.
Ishte mjaft interesante se si edhe avokati i zonjës Balluku tha që në një çështje të tillë edhe sekondat dhe minutat kanë shumë rëndësi. Po pavarësisht se edhe ai ishte i bindur për këtë gjë, mazhoranca i dha hapësirën e plotë që të krijojë të gjithë situatën, mundësisht për të ndotur dhe helmuar provat dhe për rrjedhojë dhe procesin penal. Ajo që ne, nëse do të kishit qenë në një lidhje publike, pra në një lidhje live me transmetim publik në mbledhjen e komisionit, ju do të dëgjonit se si Partia Socialiste kishte pyetje vetëm për prokurorinë. Nuk kishte fare pyetje për avokatët e zonjës Balluku. Dhe e gjithë përpjekja ishte të argumentonin se pse nuk duhet të hequr imuniteti. Ajo që bën përshtypje është që vetë mazhoranca, por edhe avokatët e zonjës Balluku, pranuan faktin që nuk ka gjurmë, të dhëna për ndjekje politike. Nëse është ky konkluzioni, pra dhe ata janë të bindur, këtu mbaron i gjithë ky diskutim”-tha Bylykbashi./mxh
