25 shkurt 2026 – “Ata që nuk kanë plotësuar kërkesat për sigurinë teknike, do të ndëshkohen rreptësisht”, kështu paralajmëroi nga terreni Afrim Qëndro, kryeinspektor i IKMT-së.
Duke marrë parasysh numrin e lartë të vdekjeve në kantieret e ndërtimit, sidomos vitet e fundit, ai tha se është përgatitur një plan pune i detajuar për të garantuar sigurinë në punë.
Sipas tij, shumë subjekte nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme, në zbatim të ligjit./kb
