Abel Makkonen Tesfaye, i njohur me emrin artistik The Weeknd, dhe Bella Hadid nisën të frekuentoheshin në vitin 2015, kur u panë së bashku për herë të parë në festivalin Coachella. Lidhja e tyre u konsolidua mes daljeve publike dhe eventeve të përbashkëta, duke u bërë një nga çiftet më të komentuar të kohës.
Historia e tyre ishte e “on-off”, me një ndarje të parë në 2016. Gjatë kësaj periudhe, Bella mbajti një profil të rezervuar, duke shmangur daljet publike me partnerë të rinj.
Ndërkohë, The Weeknd nisi një lidhje publike me Selena Gomez në vitin 2017, e cila zgjati rreth një vit. Ky kapitull i ndau rrugët, por pas rikthimit në 2018, ata ishin sërish bashkë deri në ndarjen përfundimtare në 2019.
Pas kësaj ndarjeje, The Weeknd publikoi albumin After Hours (2020), një projekt që flet për pendesë, humbje dhe emocione të thella personale. Vetë artisti ka konfirmuar se shumë prej këngëve janë frymëzuar nga kjo marrëdhënie. Një nga vargjet më të njohura shprehet kështu:
“Të pashë duke kërcyer në një dhomë të mbushur plot. Ishe kaq e lumtur, sikur mungesa ime s’të rëndonte më. Por kur sytë tanë u kryqëzuan, koha u ndal dhe një lot i vetëm rrëshqiti ngadalë nga syri yt.”
Kjo histori tregon kompleksitetin e jetës private të yjeve dhe mënyrën sesi përjetimet personale mund të transformohen në art që prek miliona njerëz./mxh
