Modelja shqiptare Misse (Beqiri) Maloku ishte vetëm 25 vjeçe kur u takua me Jeffrey Epstein, duke u bërë shqiptarja e parë femër e njohur që ka pasur kontakte me të. Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë përmbajnë 204 shkresa, ku përmendet emri i saj i plotë, duke zbardhur një lidhje jo vetëm shoqërore, por edhe me afërsi personale.
Komunikimi i tyre filloi më 8 shtator 2011, me një email të Misse-s drejtuar Epstein:
“Përshëndetje Jeffrey, jam Misse, një shoqe e Tancredit. Ai më tha të të shkruaj për qëndrimin tim në Nju Jork… mezi pres të takohemi. Me respekt, Misse.”
Më pas, asistenteja e Epstein, Lesley Groff, kërkoi fotografi dhe të dhëna për shqiptaren, ndërsa vetë Epstein e ftoi Misse-n të qëndronte në një nga apartamentet e tij në Manhattan gjatë vizitës. Takimi i parë u zhvillua më 17 shtator 2011, dhe bisedat vazhduan me afrimitet dhe nota personale, duke përfshirë plane për udhëtime në Milano, Paris, Karaibe dhe kontakte në botën e modës.
Në një mesazh të datës 26 shtator 2011, Misse i shkruante:
“Zemër, e humba telefonin… lol. Jam në Suedi për punë këtë javë. Si je? Po mendoja për ty dje… Xxx.”
Epstein i përgjigjej duke pyetur për vendndodhjen e saj dhe duke ndarë detaje personale:
“Jam në Paris, ku je? Sapo mbërrita sot në shtëpi për Krishtlindje… jam ende beqar.”
Komunikimi i fundit i publikuar daton 22 mars 2012. Sot, Misse është 39 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe ish-bashkëshortja e portierit danez të Manchester United, Anders Lindegaard. Ajo po rikthehet në ekran me serialin “Ladies of London: The New Reign”, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e saj, ndërsa historia e kaluar me Epstein vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut./mxh
