Last Updated on 28/02/2026 by Anisa
Gazetari Artan Hoxha ka folur në një intervistë televizive lidhur me ekstradimin e Durim Bamit dhe kërkesën e tij për të mos u dërguar në burgun e “313”-ës në Tiranë. Në një dalje televizive, Hoxha tha se një arsye mund të jetë se në atë burg ndodhet edhe Emiljano Shullazi.
Ai u shpreh më tej se Bami ka kundërshtarë në atë burg dhe për atë fakt është ndjerë i rrezikuar. Ndër të tjera tha se mund të ketë kërkuar të shkojë në burgun e Fushë-Krujës për shkak se atje ka njerëz të tij dhe se ka familjen afër.
“Durim Bamin në çdo burg që ta çosh do të kesh problem. Në momentin që është dërguar të “313”, një burg me sigurinë më të lartë, kujtojmë se aty ndodhety dhe Emiljano Shullazi. Ku janë lidhjet me Shullazin? Kur është bërë atentati ndaj Shullazit në Qafën e Kasharit, Bami ishte i akuzuar. I pari është ky, por Durim Bami ka kundërshtarë në burg. Duke patur parasyh çndodhi në burgun e Peqinit, dëshmon se nëse dikush niset për të vrarë të vret. Kjo përbën rrezik. Aty ka dhe nga grupi i Shkodrës, Elbasanit, Durrësit. Është ndjerë i rrezikuar. Drejtoria e Burgjeve i shtoi një siklet vetes duke e sjellë se nuk di ku ta çojë. Durim Bami ka shumë informacione për shumë ngjarje. Fakti që ka kërkuar të shkojë në burgun e Fushë-Krujës do të thotë se e ka studiuar se kë ka aty, plus që ka dhe familjen më afër. Në vetvete nuk ka pasur një grup por ka pasur njohje shumë të forta. Mbetet për tu parë se si do të shkojë procesi gjyqësor ndaj tij dhe se si do të atashohet ai më procesin”, tha ai.
