Last Updated on 02/03/2026 by Anisa
Një person është gjetur i pajetë poshtë urës së Kushës në fshatin Katund i Ri, Njësia Administrative Bradashesh.
Viktima është identifikuar si Bedri Shahini, rreth 70 vjeç dhe u gjet aty ku kalon përroi i Zaranikës.
Aktualisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes, nëse bëhet fjalë për një vetëhedhje apo për vdekje natyrale.
Policia po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa trupi i pajetë është transportuar në morgun e Spitalit të Elbasanit për ekzaminime të mëtejshme.
