Partia Demokratike do të depozitojë këtë të hënë, më 2 mars, në Kuvend, raportin që ka dalë nga Këshilli i Mandateve për dhënien e autorizimit Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për arrestimin e zv.kryeministres në detyrë, Belinda Ballukut.
“Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.
Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do të sqarojmë detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet ti hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale./kb
