Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se Irani kërkon të negociojë, por sipas tij “është tepër vonë”, ndërsa vijon operacioni ushtarak amerikan kundër Teheranit.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump u shpreh se mbrojtja ajrore, forcat ajrore, marina dhe udhëheqja iraniane janë shkatërruar, duke shtuar se Teherani ka kërkuar bisedime, por se ai i është përgjigjur me fjalët: “Tepër vonë!”.
Deklarata e tij erdhi në një moment kur shpërthime të forta u raportuan në Tehran dhe në Beirut, ndërsa tregjet financiare globale pësuan rënie të ndjeshme për shkak të frikës për ndërprerje të zgjatura të furnizimeve me energji si pasojë e luftës ajrore SHBA-Izrael kundër Iranit.
Ndërkohë, dronë iranianë goditën ambasadën amerikane në Saudi Arabia, duke shkaktuar dëme të lehta dhe një zjarr, pasi më herët ishte goditur edhe misioni diplomatik amerikan në Kuwait.
Si reagim, Uashingtoni mbylli përkohësisht këto misione dhe urdhëroi largimin e personelit jo-thelbësor qeveritar amerikan dhe familjarëve të tyre nga disa vende të Lindjes së Mesme.
Situata në rajon mbetet tepër e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë globale dhe tregjet e energjisë./mxh
