Last Updated on 03/03/2026 by Monika
Deklarata e presidentit të Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, ka ngritur pikëpyetje mbi pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin 2026.
Në pritje të një vendimi zyrtar nga FIFA, situata mbetet e hapur dhe e varur nga zhvillimet në Lindjen e Mesme. Rregullorja e kompeticionit parashikon skenarë të veçantë në rast të tërheqjes për arsye madhore.
Një nga opsionet është zëvendësimi i Iranit me një kombëtare tjetër përmes një shorti të posaçëm, ku mund të përfshihen edhe skuadra tashmë të kualifikuara.
Alternativa tjetër është që grupi G të vijojë me tre skuadra: Zelandën e Re, Belgjikën dhe Egjiptin.
Edhe pse pritet që zëvendësimi të vijë nga Azia, rregullorja nuk e kufizon përzgjedhjen vetëm në këtë konfederatë. Vendimi përfundimtar pritet të merret në javët në vijim./mxh
