Astronomët kanë identifikuar me ndihmën e teleskopit ‘Hubble Space’ një objekt jashtëzakonisht të pazakontë në hapësirën kozmike: një galaktikë shumë e zbehtë që duket se përbëhet pothuajse komplet nga materia e errët, me vetëm pak yje të dukshëm.
Galaktika CDG-2 është e fshehtë brenda grupit të galaktikave Perseus, rreth 300 milionë vite dritë larg Tokës.
CDG?2 është një galaktikë me shumë pak yje, që shkëlqen sa rreth 6 milionë Hënë së bashku, pra është shumë më pak e ndritshme sesa galaktika jonë. Ajo u zbulua jo nga drita e yjeve, por duke identifikuar një grup të ngushtë katër grupe yjesh globulare që shërbejnë si shenja se ka një trup galaktik aty prapa.
Studimet tregojnë se rreth 99% e masës së kësaj galaktike duket të jetë materie e errët, substancë që nuk reflekton, emeton apo bllokon dritë dhe është e dukshme vetëm përmes ndikimit të saj gravitacional./mxh
