Punonjësi i Policisë Bashkiake, shtetasi me inicialet E.S., ka dhunuar fizikisht shefin e tij, shtetasin A.Xh.
“Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi A. Xh., punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi E. S., i cili u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë./Kb
