Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti e ka propozuar Glauk Konjufcën për president të Kosovës, si dhe u ka bërë thirrje partive të tjera ta propozojnë kandidatin e tyre.
Konjufca, i cili sapo është emëruar ministër i Punëve të Jashtme, është kandidati i vetëm i propozuar deri më tani, një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
“Subjekti ynë politik është i bindur se në vendin tonë ka shumë emra të denjë për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore, rreth të cilëve do të mund të ndërtohej një pajtueshmëri për të ecur përpara. Në këtë fazë, zgjedhjet e reja do të ishin krejtësisht të panevojshme”, tha Vetëvendosje në Facebook.
Prej ditësh, në media janë përmendur emra të ndryshëm si kandidatë të mundshëm, të cilëve sot u janë shtuar edhe Konjufca, dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti./mxh
