Last Updated on 04/03/2026 by Monika
Serie A po përjeton një rënie të ndjeshme të produktivitetit të sulmuesve krahasuar me vitet e mëparshme.
Pas 27 javësh, kryegolashënuesi Lautaro Martinez ka vetëm 14 gola, shifra më e ulët në këtë pikë të sezonit në më shumë se dy dekada.
Në të kaluarën, minimumi kishte qenë 15 gola. Këtë sezon vetëm një lojtar ka arritur dyshifrorin, ndërsa zakonisht në këtë fazë kishte të paktën pesë futbollistë me mbi 10 gola.
Pas Lautaros, disa lojtarë ndjekin me 8 ose 9 realizime. Vihet re gjithashtu mungesa e sulmuesve klasikë dhe e golashënuesve të skuadrave të vogla. Krahasuar me kampionatet e tjera kryesore europiane, diferenca në numër golash është e konsiderueshme./mxh
