Last Updated on 05/03/2026 by Anisa
Ish‑ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili u largua nga detyra pas ndryshimeve të fundit në qeverinë Rama, është fotografuar sot në një kafe pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë në Tiranë. Kjo ka ndodhur vetëm pak orë pas seancës plenare ku u votuan emërimet e ministrave të rinj të qeverisë.
Në fotografi, Vengu shihet ulur në një tavolinë me pasardhësin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Ermal Nufi – emërimi i ri i miratuar nga parlamenti me shumicë votash gjatë seancës së sotme për ndryshimet në kabinet.
Në tavolinë duket gjithashtu edhe Enea Karakaçi, ministri i ri i Energjisë dhe Infrastrukturës, një tjetër emër i votuar sot në Kuvend./A.D
