Last Updated on 05/03/2026 by Anisa
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Apeli i GJKKO do të mblidhet në seancë gjyqësore në datë 09 mars, ora 9:00, për të shqyrtuar ankimimin e Belinda Ballukut lidhur me pezullimin e saj nga detyra.Çështja do shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça.
Balluku akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.
Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro./A.D
