Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit, të njohura si Pasdaranët, kanë njoftuar se kanë lëshuar raketa ndaj aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv dhe bazës ajrore 27, të zotëruar nga ushtria izraelite.
Sipas një deklarate të shpërndarë nga Pasdaranët dhe transmetuar nga disa media rajonale, sulmi u krye me raketat Khorramshahr-4, një tip rakete balistike me rreze të gjatë veprimi.
“Ne goditëm aeroportin dhe bazën ajrore 27, të zotëruar nga ushtria e pushtuesve izraelitë”, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se sulmet vijnë në ditën e gjashtë të luftës së SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit. Ndërkohë që sulmet mes Iranit dhe Izraelit, vazhdojnë që të jenë intensive.
Marrëdhëniet rajonale mbeten të nderlikuara nga konflikte të mëparshme dhe përplasjet mbi programet bërthamore dhe ndikimin ushtarak në Lindjen e Mesme. Aeroporti Ben Gurion është pika kryesore ajrore e Izraelit dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj tij mund të ketë implikime serioze për trafikun civil dhe sigurinë rajonale./kb
