Demokrati Ilir Alimehmeti akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se vepron në një mënyrë dirigjuese ndaj të gjithë skuadrës qeveritare që drejton.
Alimehmeti u shpreh se nëse ideologjia e Ramës do të kishte qenë ndryshe, do ta kishte shfaqur që në vitin e parë të mandatit të tij.
“I vetmi që ka rëndësi dhe që dirigjon të gjithë skuadrën e keqbërjes është Edi Rama dhe ky është realiteti. Po të kishte qenë vizion politik, po të kishte qenë një ideologji e tij, po të kishte qenë diçka që donte ta ndërtonte, do ta kishte bërë që vitin e parë dhe apo të dytë të legjislaturës së tij, nuk do ta kishte lënë për vitin e 13-të. Tani ai e bën vetëm për të mbrojtur veten e vet. Kurse në këtë rast tani kemi procedurë direkte të zëvendëskryeministres, nënkryeministrit në dijeni të plotë të tij, se ato mesazhet e demonstrojnë atë. Pra, abuzimi duket qartë dhe me sy të lirë, nuk është se ka nevojë më të shohësh procedura. Përveç parave të shpenzuara shumë më tepër dhe rrugët që s’janë bërë”,-tha Alimehmeti./mxh
