Deputeti i Partisë Demokratike, Bledi Himçi ka denoncuar gjendjen e rrugës Ura e Mirakës – Polis – Gureshpate, duke deklaruar se ajo është dëmtuar vetëm dy muaj pas ndërtimit.
Teksa publikon edhe pamjet nga rruga e shembur, ai denoncon se rreth 2 milionë euro fonde publike janë shpenzuar për këtë projekt.
“Ky është shembulli dhe forma e korrupsionit të parave të hedhura dëm nga qeveria. Kjo është krenaria e Belinda Ballukut dhe e kryeministrit Edi Rama që me shumë bujë e ka inauguruar këtë aks dhe sot rrezikon të shkëputet totalisht”, tha Himçi.
Himçi paralajmëroi se për shkak të dëmtimit të rrugës, banorët e njësisë administrative Polis rrezikojnë të mbeten të izoluar.
Postimi i plotë:
