Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së mbajtur më 8 maj dhe jehonës që i është bërë në mediat e huaja.
Berisha thekson se kryengritja ishte paqësore ndërsa ka treguar mirënjohjen për protestuesit që, sipas tij, mbrojnë para shqiptarëve dhe botës nderin dhe dinjitetin e kombit të poshtëruar nga Rama dhe Balluku dhe narkoshteti i tyre!
“Kryengritja jonë paqësore jehonë botërore! Nderim guximtarëve që mbrojnë para shqiptarëve dhe botës nderin dhe dinjitetin e kombit të poshtëruar nga Rama-Balluku dhe narko-shteti i tyre!”, shkruan Berisha./ kb
