Last Updated on 09/03/2026 by Anisa
Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi se 313 persona u arrestuan në atë vend për “filmim, përhapje dhe publikim të informacionit të rremë”.
Në deklaratën, të cilën ministria e publikoi në platformën X, thuhet se u ndaluan njerëz të kombësive të ndryshme, raporton Guardian.
Të arrestuarit dyshohet se kanë nxitur shqetësim publik mes luftës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe sulmeve hakmarrëse të Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, përfshirë Katarin.
Siç u njoftua, arrestimet u kryen si pjesë e “përpjekjeve të vazhdueshme për të monitoruar dhe adresuar abuzimin e platformave të mediave sociale”, për regjistrimin dhe shpërndarjen e videove të paautorizuara, përhapjen e informacionit dhe thashethemeve mashtruese, si dhe përhapjen e përmbajtjes që synon të nxisë shqetësim publik, kundër direktivave zyrtare.
Ministria theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të “përmbahen nga regjistrimi, publikimi i videove ose përhapja e thashethemeve në lidhje me situatën aktuale” dhe i bëri thirrje publikut “të marrë informacion vetëm nga burime zyrtare të miratuara”./A.D
