Në qarkun e Korçës, gjatë ditës së sotme është vërejtur një rritje e ndjeshme e çmimit të naftës në pompat e karburanteve. Krahasuar me 48 orë më parë, çmimi ka pësuar një rritje të konsiderueshme.
Aktualisht, çmimi më i lartë i evidentuar për një litër naftë ka arritur në 198 lekë, ndërsa vetëm dy ditë më parë ai ishte rreth 175 lekë për litër.
Kjo rritje prej rreth 23 lekësh për litër po vihet re në disa pika karburanti në të gjithë qarkun.
Ndryshimi i menjëhershëm i çmimeve pritet të ndikojë tek drejtuesit e automjeteve dhe transporti, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo tendencë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim/kb
