Një gjykatë në Azerbajxhan dënoi me 10 vite burg një francez pasi e shpalli fajtor për spiunazh për Parisin.
Martin Ryan u arrestua në dhjetor 2023, për mbledhjen e informacionit të klasifikuar për bashkëpunimin strategjik me Turqinë dhe Pakistanin.
Gjykata deklaroi gjithashtu se Ryan po ndihmonte në rekrutimin e personave të tjerë që flisnin frëngjisht për të punuar me shërbimet e inteligjencës franceze. Ryan u deklarua fajtor për disa nga akuzat.
