Last Updated on 17/03/2026 by Kesjana
Për ditën e martë, 17 mars, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër. Më pas reshje shiu tëherëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin deri në fund të ditës.
Në orët e pasdites dhe mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë./kb
