Në një reagim , Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin mbi zhvillimet e fundit globale, duke theksuar se shumë regjime autoritare po përballen me tronditje të thella, ndërsa popujt po shfaqin gjithnjë e më shumë kundërshti ndaj tyre.
Sipas tij, situata në Havana është një nga treguesit më të qartë të krizës, ku ndërprerjet e energjisë dhe vështirësitë ekonomike kanë shtuar pakënaqësinë qytetare. Ai nënvizon se regjimi kuban po përballet me një presion të madh të brendshëm, ndërsa qytetarët po reagojnë.
Në të njëjtën linjë, Shehu ndalet edhe te zhvillimet në Iran, duke e cilësuar regjimin e ajatollahëve si të goditur nga presioni ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e konsideron këtë një shpresë për popullin iranian, i cili prej vitesh përballet me represion dhe kufizim të lirive.
Në analizën e tij, Shehu shtron pyetjen nëse bota po hyn në një fazë të ngjashme me fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90, kur regjimet komuniste në Europën Lindore u rrëzuan njëra pas tjetrës. Sipas tij, ngjarjet aktuale mund të jenë sinjal i një cikli të ri ndryshimesh globale kundër sistemeve autokratike.
Megjithatë, ai thekson se ndryshimi nuk vjen vetvetiu. “Janë popujt ata që duhet të zgjohen”, shprehet ai, duke nënvizuar se vetëm reagimi qytetar mund të çojë në rrëzimin e regjimeve në krizë.
Në fund, Shehu ndalet edhe te bashkëpunimet mes liderëve politikë, duke përmendur të ashtuquajturin “Manifesti Rama-Vuçiç”, në referencë të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vučić. Sipas tij, këto aleanca janë përpjekje të regjimeve për të mbijetuar, por ai thekson se bashkimi i qytetarëve mbetet shumë më i fuqishëm se çdo marrëveshje politike mes pushteteve.
Reagimi i plotë:
