Last Updated on 17/03/2026 by Kesjana
Kuvendi i Shqipërisë po përgatitet të miratojë një rezolutë që shpall Republikën Islamike të Iranit si shtet që sponsorizon terrorizmin dhe përdor mjete terroriste në politikën e jashtme, një iniciativë e propozuar nga mazhoranca socialiste.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar ashpër bojkotin e seancës nga opozita, duke theksuar se kjo rezolutë nuk është i drejtuar kundër popullit iranian, por kundër praktikave terroriste që lidhen me struktura të shtetit iranian dhe organizata të lidhura me të. Ai u shpreh se rezoluta është e domosdoshme, urgjente dhe tregon që Shqipëria nuk e toleron terrorizmin.
Balla argumentoi se qëndrimi i parlamentit mbështet partnerët strategjikë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë në luftën kundër sponsorizimit të terrorizmit. Ai theksoi se mosmarrja pjesë në votim tregon mungesë dëshire për të mbështetur interesat e sigurisë së vendit.
“Kjo rezolutë nuk është rezolutë kundër një populli, është një qëndrim kundër praktikave qëndrore që përdoren politikisht. Ky është mesazh i qartë se Shqipëria nuk e lejon terrorizimin.
Nuk ditën që në një moment solemn përkrah SHBA dhe vendeve të BE, nuk vijnë sot në kuvend të mbështesin këtë qëndrim që është i domosdoshëm, urgjent dhe i nevojshëm”, tha Balla./ Kb
