Në Slloveni, qytetarët me arsye të vlefshme mund të votojnë që nga e marta, 17 mars, përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës, 22 mars.
Qeveria aktuale qendërmajtiste drejtohet nga kryeministri Robert Golob, e përbërë nga partia e tij Lëvizja e Lirisë, Social Demokratët dhe e Majta. Ndërkohë, ish-kryeministri populist Janez Janša dhe partia SDS mbeten opozita më e fortë.
Presidentja e Sllovenia, Natasa Pirc-Musar, duke shpallur zgjedhjet, kërkoi që qeveria e re të formohet sa më shpejt dhe se mandati do t’i jepet atij që siguron 46 vota në parlamentin me 90 anëtarë. Ajo bëri thirrje që partitë politike dhe mediat të mbajnë retorikën e fushatës të qetë dhe të përqendrohen tek zgjidhjet e sfidave shoqërore, jo tek ndarjet.
Megjithatë, disa votues që votuan të martën shprehën zhgënjim për nivelin e ulët të debatit politik. “Është katastrofike,” tha një qytetar që preferoi të mbetej anonim. “Kur një politikan, pavarësisht partisë, arrin kaq poshtë, kam frikë se kemi kaluar një kufi.”
Fushata para zgjedhjeve pritet të jetë vendimtare për të ardhmen politike të Sllovenisë dhe qeverisjen e saj në muajt e ardhshëm./mxh
