Last Updated on 17/03/2026 by EL
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të drejtë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se kjo është një arritje e rëndësishme për Kosovën, ndërsa theksoi mbështetjen e Partisë Demokratike për këtë zhvillim.
Ai shtoi gjithashtu se vendimi përbën një goditje për kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vučić, duke i akuzuar për qëndrime armiqësore ndaj Kosovës./et
