Last Updated on 17/03/2026 by Monika
🎙 Konferenca për shtyp e Hansi Flick para ndeshjes së nesërme kunder Newcastle:
“Për performancën e ekipit & përmirësimet? Ne analizuam performancën tonë dhe theksuam pikat për përmirësim, por detajet mbeten brenda ekipit. Besimi dhe bindja janë kyçe, sidomos nesër kur kundërshtarët përdorin markim individual. Sot ushtruam si të gjejmë dhe shfrytëzojmë hapësirat e lira.”
“Ata bëjnë presion intensiv, mbrojnë mirë në pjesën e fundit të fushës, janë fizikisht të fortë, agresivë në markim dhe të shpejtë në tranzicion. Nesër do të jetë e vështirë, prandaj duhet të japim një paraqitje perfekte.”
“Për rinovimin e kontratës? Nuk është koha e duhur për ta diskutuar. Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme. Të gjithë e dinë që jam i lumtur këtu, por duhet të flas fillimisht me familjen. Ka kohë për ta diskutuar më vonë.”
“Lamine është një lojtar që mund të bëjë diferencën. Dje është stërvitur në mënyrë fantastike.”
“Champions League është gara më e mirë në botë dhe të gjithë duan të luajnë aty. Është motivim shtesë për çdo lojtar.”
“Dani Olmo si ‘false 9’? Mund të jetë një opsion. Ende nuk kam vendosur. Ndeshjet e rëndësishme nxjerrin më të mirën nga lojtarët. Torres dhe Lewandowski duhet të qëndrojnë në nivel maksimal për pjesën e mbetur të sezonit.”
“Nuk po shkoj askund. Kjo mund të jetë puna dhe klubi im i fundit, jam shumë i lumtur këtu.”
“Për mesazhin (filozofia e Cruyff)? Ishte për Barcelonën, filozofinë, stilin e lojës dhe mënyrën si luajmë me pasion dhe shpirt skuadre. Fitorja ka rëndësi, por mënyra si fiton ka edhe më shumë rëndësi. Nesër do ta tregojmë këtë.”
“Futbolli është i paparashikueshëm. Mund të jemi optimistë, kemi cilësi. Rikthimi i lojtarëve të dëmtuar dhe performanca maksimale e të gjithëve është çelësi për javët në vijim.”
“Unë kurrë nuk i shikoj penalltitë dhe kjo funksionon për mua. Mund ta shoh përsëritjen në iPad.”
“Kështu jam unë. Nuk më pëlqen të shikoj si i gjuajnë penalltitë. Është ndjenjë fantastike kur tifozët brohorasin.”
“Për Real Madrid vs City? Ndeshje e hapur, por rezultati i parë e bën të vështirë. Real Madridi luajti fantastikisht. Në futboll gjithçka është e mundur — do ta shijoj nga divani.”
“Për Nick Woltemade? Duhet të luajë me vetëbesim. Trajneri i tij e di më së miri ku përshtatet. Është i rëndësishëm për Gjermaninë. I uroj më të mirën, ndoshta jo nesër, por pas kësaj ndeshjeje.”/mxh
