China u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme që të ndalin menjëherë operacionet ushtarake dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Gjatë një konference për shtyp në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, theksoi se tensionet aktuale po dëmtojnë jo vetëm stabilitetin rajonal, por edhe ekonominë globale.
SOUNDBITE (Lin Jian):
“Të gjitha palët duhet të ndalin menjëherë operacionet ushtarake dhe të shmangin përshkallëzimin. Siguria energjetike është thelbësore për ekonominë botërore.”
Sipas tij, përshkallëzimi i konfliktit po ndikon drejtpërdrejt në sektorë kyç si energjia, financat, tregtia dhe transporti ndërkombëtar, duke dëmtuar interesat e përbashkëta të të gjitha vendeve.
Këto deklarata vijnë në një moment kur United States po shqyrton mundësinë e heqjes së disa sanksioneve ndaj naftës iraniane, në përpjekje për të stabilizuar çmimet në tregjet globale.
Zyrtarët kinezë ritheksuan se përdorimi i forcës nuk është zgjidhje dhe se përplasjet ushtarake vetëm sa rrisin tensionet dhe krijojnë konflikte të reja.
Në këtë kuadër, Pekini shprehet i gatshëm të vazhdojë përpjekjet diplomatike për arritjen e një armëpushimi dhe rikthimin e paqes në rajon./mxh
