Ministri i Jashtëm i France, Jean-Noel Barrot, zhvilloi një vizitë të paplanifikuar në Israel këtë të premte, pas një takimi të mërkurën në Bejrut, për të diskutuar mënyrat për të ulur tensionet dhe për të siguruar një armëpushim në Liban.
Sipas një deklarate të ministrisë franceze të jashtme, Barrot diskutoi me autoritetet izraelite çështjet e sigurisë rajonale, ndihmën humanitare dhe përpjekjet për të de-përshkallëzuar konfliktet në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, Izraeli ka refuzuar deri tani ofertën e qeverisë libaneze për bisedime direkte, duke e konsideruar si të pamjaftueshme dhe të vonuar, sipas burimeve diplomatike. Presidenti libanez, Joseph Aoun, shprehu gatishmëri për të nisur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, pas sulmeve ajrore izraelite në Liban që pasuan shkrepjet e raketave nga grupi Hezbollah më 2 mars.
Grupi Hezbollah ka refuzuar çdo dialog dhe vazhdon përleshjet, duke e bërë situatën ende të tensionuar dhe të paparashikueshme për rajonin.
Vizita e ministrit francez është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të ruajtur stabilitetin humanitar në Lindjen e Mesme./mxh
