Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit të GJKKO për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri. Sipas informacioneve Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat e policisë.
Apeli i Posaçëm e dënoi ish-shefin e Operacionales një ditë më parë me 7 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar për dosjen “Metamorfoza”, por sipas përllogaritjeve që kanë bërë prokurorët e SPAK i kanë mbetur për të kryer 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg.
Një ditë më parë Apeli e shpalli fajtor edhe për veprat penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa shkalla e parë në 2025 e kishte dënuar vetëm për zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete./k.m
