Last Updated on 20/03/2026 by Fernada
Është përcjellë në banesën e fundit polici i regjimit të brendshëm të burgjeve, Krenar Çekiçi, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur dy ditë më parë.
Familjarë, miq dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit mes dhimbjes dhe respektit, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite në shërbim.
Në ceremoninë mortore ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose i cili shprehu ngushëllimet për familjen dhe vlerësoi figurën e të ndjerit.
Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje, trupi i tij u përcoll i mbuluar me flamurin kombëtar dhe atë të Drejtorisë së Përgjithshme.
