Last Updated on 24/03/2026 by Kesjana
Gazetarja Klodiana Lala është përfshirë në debatin e ditëve të fundit në rrjet pas reagimit të deputetes Sara Mila për humbjen e peshës së saj.
Përmes një statusi në Facebook, Lala e ka quajtur reagimin e Milës viktimizim duke e zhvendosur debatin tek zgjedhja e saj si deputete. Por komentet negative që gazetarja ka marrë në statusin e saj në Facebook, ka nxitur një tjetër reagim të Lalës, e cila ka pretenduar se ka marrë kërcënime nga njerëz që ajo i quan patronazhistë të deputetes. Pas këtij momenti ka reaguar edhe deputetja Sara Mila, e cila e inkurajon gazetaren të denoncojë çdo kërcënim që ka marrë, por duke e pyetur se çfarë lidhje ka kjo në fund fare me emrin e saj.
Më poshtë statusi i Lalës dhe reagimi i Sara Milës, pesha e humbur e së cilës, duket se u ka dhënë shumë të tjerëve kauzë për të rritur peshën e tyre në publik.
“E nderuar, të dezinformosh është e lehtë; të informosh është bërë sot më e vështirë. Por unë dua të besoj tek guximi yt. Bëj detyrën e vështirë të gazetarit dhe informo me prova dhe fakte se kush te ka kërcënuar. Trego publikisht kush të ka kërcënuar. Trego me emër dhe mbiemër kërcënuesit. Trego çfarë të është thënë. Dhe mbi të gjitha, sqaro publikisht: ç’lidhje ka emri im me këtë çështje?E përsëris, besoj tek guximi yt. Trego gjithçka publikisht.E nëse kjo nuk është e mundur për arsye të tuat, të inkurajoj t’i drejtohesh organeve të drejtësisë dhe të denoncosh çdo kërcënim, çdo provë dhe këdo që qëndron pas tyre”, i drejtohet deputetja Mila./kb


