Last Updated on 24/03/2026 by Anisa
Analisti Arjan Curri ka deklaruar në emisionin Top Story se opozita pritet të zgjedhë Ilir Alimehmeti si kandidat për zgjedhjet lokale në Tiranë vitin e ardhshëm.
Sipas Currit, nuk do të jetë Florian Binaj ai që do të kandidojë, por kandidatura është e mjekut Alimehmeti, i cili njihet si figura më votëmbledhëse në kryeqytet. Kur kandidoi në Tiranë, ai mori mbi 19 mijë vota pa mbështetje partiake. Sondazhet tregojnë gjithashtu se ai ka marrë vota edhe nga e majta, gjë që e bën përballjen e ardhshme në Tiranë të paparashikueshme.
Ndërkohë zëra pretendojnë se Partia Socialiste mund të propozojë për Tiranën, Arbër Hajdarin.
Pjesë nga diskutimi në Top Story:
Curri: “Zoti Lela nuk e di a na tha të vërtetën, a do kenë Florian Binajn kandidat apo do ia japin Alimehmetit. Unë di një tjetër thashethem, që i është premtuar Alimehmetit kandidimi për Bashkinë e Tiranës.”
Lela: “Kur di për SPAK, për PD patjetër.”
Curri: “Për rastin e PD mund të t’i them edhe burimet.”
Lela: “Unë hesht me heshtje, nuk është kjo tema, është herët të flasim.”
