Në një konferencë për shtyp këtë të martë, 24 mars, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se nevojitet një ligj i posaçëm për referendumet. Këtë gjë, e theksoi edhe vetë kryeministri Edi Rama kur foli në Asamblenë e PS-së.
“Këtë draft që kemi sot, para se ta depozitojmë në Kuvend, do t’ja nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi do zhvillojë tryeza të mëdha konsultative, me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile, me qëllimin e mirë që të shkojmë në një projekt të konsoliduar”, tha ai./kb
