Partia Demokratike ka vendosur të përjashtojë nga grupi i saj i këshilltarëve në Bashkinë e Durrës, kryetarin e grupit Dritan Burgija, si dhe këshilltarit Arlind Boshku.
Vendimi i zbardhur mban datën 23 mars 2026 dhe është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
Sipas vendimit zyrtar, përjashtimi është bërë “në mbështetje të statutit të partisë dhe rregullores së brendshme”, për “shkelje të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin”.
Në një reagim për A2 CNN, Noka deklaroi se përjashtimi i këtyre dy këshillarëve u vendos pasi i shërbenin të majtës.
“I kam larguar sepse kanë punuar për të majtën”, -deklaroi Noka./mxh
