Këtë të enjte përmbyllet afati 48 orësh për kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të cilëve tanimë pas intervistimit më datë 24 mars, janë pikëzuar në një renditje.
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari pritet t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.
Në garë për drejtimin e institucionit më të lartë të rendit në vend janë gjithsej 14 kandidatë.
Dosjet e kandidatëve janë vlerësuar nga Komisioni në Ministrinë e Brendshme, ishte i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj.
Kandidatët që garojnë janë: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arap, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi,Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku,Skënder Hita dhe Tonin Vocaj.
Gara deri në përzgjedhjen e një kandidati që do të drejtojë Policinë e Shtetit vjen pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës./mxh
